17 Prill 2015

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2014

Gjatë vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2014 tregon një total asetesh neto prej 629.15 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 194.32 milionë lekë (44.69%) krahasuar me fundin e vitit 2013. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 4.49 milionë euro.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2014 ishte 8,491 anëtarë duke shënuar rritje prej 7.66% krahasuar me fundin e vitit 2013.





Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.12.2014 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.

_____________________________________________
* http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.12.2014 në Bankën e Shqipërisë, 1 euro = 140.14 lekë