30 Prill 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 dhe 30 prill 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  2. Miratimin e rregullores “Për rregullat e organizimit të sistemit të administrimit të rrezikut në shoqërinë e sigurimit”;
  3. Miratimin e rregullores “Për investimet dhe aktivet në mbulim të provigjoneve teknike”;
  4. Miratimin e rregullores “Për procedurat e ndalimit ose kufizimit të përdorimit të lirë të aktiveve të shoqërisë së sigurimit”;
  5. Miratimin e Zj. Edlira Luçi si anëtar i këshillit mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  6. Miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentëve në sigurime, në emër dhe për llogari të shoqërive të sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., dhe “Insig” sh.a.;
  7. Miratimin e marrëveshjes së shkëmbimit të informacionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit Parave;
  8. Miratimin e programit të transparencës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  9. Miratimin e ndryshimit të kontrollit të shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.;
  10. Miratimin e strukturës organizative, numrin e punonjësve dhe përshkrimet e punës  të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.