19 Maj 2015

Mbi miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2014”

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e mbajtur më 14 maj 2015, ka miratuar rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2014”.

Kjo rezolutë vjen pas paraqitjes nga Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, më 27 prill 2015, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, të Raportit “Mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2014”.

Për të lexuar tekstin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, klikoni këtu.