25 Maj 2015
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 28.05.2015, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 23.02.2011 “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
- Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 12, datë 30.01.2013 “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare” dhe Rregulloren nr. 83, datë 29.06.2011 “Mbi marrëdhëniet financiare të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
- Projekt “Mbi ngritjen e komitetit këshillimor me qëllim hartimin e politikave për tregun e sigurimeve”;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit””;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për raportimin e detyruar vjetor e periodik të shoqërive të sigurimit e risigurimit””;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për procedurat dhe shqyrtimin e ankesave””;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për informimin e të siguruarit apo personave të tjerë të interesuar përsa u përket zhvillimeve dhe ndryshimeve ligjore në sektorin e sigurimeve””;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese””;
- Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për formatin e detajuar, minimumin e objektit dhe të përmbajtjes së raportit të auditimit, të shoqërisë së sigurimit””;
- Raporti përmbledhës i inspektimit në vend në shoqërinë e sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.;
- Projekt “Mbi përcaktimin e komisionit të vlerësimit të dëmeve”;
- Projekt “Për licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime”;
- Projekt “Për miratimin e agjentëve në sigurime”;
- Të tjera.
Shqip
English