25 Maj 2015

Për zhvillimin e trajnimeve për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227, pika 1/b, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimeve për vlerësues dëmesh në sigurime, si më poshtë:

  1. Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 1-3 qershor dhe 8-9 qershor 2015, në orën 12:30-16:30.
  2. Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 4-5 qershor dhe 10-12 qershor 2015 në orën 12:30-16:30.

Z. William Cundif, ekspert i pavarur, me përvojë të gjatë në fushën e sigurimeve do të drejtojë trajnimet, të cilat do të zhvillohen në AMF. 

Për të lexuar programin e plotë, klikoni këtu

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]