10 Shtator 2015

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbështetet nga një grant nga qeveria e Konfederatës Zvicerane

Në një vendim të djeshëm, në datë 9 shtator 2015, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim, grantin për fuqizimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF-së. Granti është dhënë nga qeveria e Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Banka Ndërkombëtare për rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) është administratore e fondeve grant të qeverisë së Konfederatës Zvicerane.
(http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-dates-9-shtator-2015

Për më shumë informacioni kontaktoni [email protected]