Miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për Propozimin e Projektligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
Projektligji i hartuar nga bashkëpunimi i Ministrisë së Financave me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare është plotësuar me sugjerime të palëve të interesuara në kuadrin e një procesi transparent të diskutimit.
Projektligji synon përmirësimin e infrastrukturës institucionale të tregut të sigurimeve të detyrueshme, në funksion të zbatimit të praktikave të drejta të dëmshpërblimit nga ana e shoqërive të sigurimit. Parashikimet për Qendrën e Informacionit, ballafaqimin e të dhënave me autoritetet publike të transportit dhe policisë rrugore dhe elementët e zbatueshmërisë, pritet të shoqërohen me uljen e numrit të të pasiguruarve.
Ai sjell në të njëjtën kohë elemente të reja të sigurimit të detyrueshëm të pasagjerëve në transportin publik dhe të sigurimit të përgjegjësisë ligjore të pronarëve të anijeve dhe avionëve për dëmet që mund t'u shkaktohen të tretëve nga përdorimi i këtyre mjeteve.
Ky projektligj është hartuar në frymën e mbrojtjes së interesave të publikut, në funksion të zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe përqasjes së kuadrit ligjor më direktivat Europiane.
Për të lexuar projektligjin e propozuar "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", klikoni këtu
Më poshtë, gjeni Vendimin e Këshillit të Ministrave për Propozimin e Projektligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit" të miratuar në 26 Nëntor 2008.
V E N D I M
PER
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
Shqip
English