AMF nxjerr për konsultim publik projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 76/2023 ‘Për fondet e pensionit privat’”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nxjerr për konsultim publik projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 76/2023 ‘Për fondet e pensionit privat’”
Projektligji synon përafrimin e plotë të kuadrit rregullator vendas me kërkesat e Bashkimit Europian, në veçanti me Direktivën 2016/2341/BE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 14 dhjetor 2016, “Për veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pensionit profesional” (IORP II). Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara synohet forcimi i kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës të tregut të pensioneve private, rritja e standardeve të qeverisjes, transparencës dhe menaxhimit të riskut, si dhe përmirësimi i mbrojtjes së anëtarëve dhe përfituesve të skemave të pensionit privat.
Projektligji publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 76/2023 ‘Për fondet e pensionit privat’”
Për më shumë informacion, kontaktoni [email protected]
Shqip
English