24 Qershor 2026

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë datë 30.06.2026 ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat”;
  4. Projekt: “Për miratimin e rregullores për qëndrueshmërinë operacionale dixhitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit për datat 31.12.2025 dhe 31.03.2026;
  6. Mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit, si dhe çështje të tjera aktuariale, sipas raportimeve për tremujorin e parë të vitit 2026;
  7. Mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit privat dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të audituara të datës 31.12.2025;
  8. Projekt: “Për regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  9.  Projekt: “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  10. Informacion mbi realizimin e buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit 2026;
  11. Informacion mbi fillimin e Projektit të Unifikimit të Regjistrave të Shitjeve dhe të Dëmeve për Sigurimin e Detyrueshëm Motorik;
  12. Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit të shoqërisë “SIGAL INVEST” sh.a., shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  13. Projekt: “Mbi ndryshimet në Statutin e shoqërisë “Sigma VIG” sh.a.” ;
  14. Projekt: “Mbi emërimin dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigma VIG” sh.a.”;
  15. Projekt: “Mbi emërimin dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Intersig VIG” sh.a.”;
  16. Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sicred” sh.a.”;
  17. Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Insig Jetë” sh.a.”;
  18. Projekt: “Mbi riemërimin e Administratorit dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Assibroker” sh.a.”;
  19. Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “FIDENTIA” sh.a., broker në sigurime”;
  20. Projekt: “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime”;
  21.  Të tjera