30 Qershor 2026
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30.06.2026 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e rregullores për qëndrueshmërinë operacionale dixhitale në subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”;
- Miratimin e provigjoneve teknike dhe matematike të shoqërisë së sigurimit;
- Regjistrimin e aktofertës bazë të shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “SIGAL INVEST” sh.a., shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Miratimin e ndryshimeve në Statutin e shoqërisë “Sigma VIG” sh.a.”;
- Miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sigma VIG” sh.a.”;
- Miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Intersig VIG” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Sicred” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Insig Jetë” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së brokerimit në sigurime “Assibroker” sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “FIDENTIA” sh.a., broker në sigurime”;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime”.
Shqip
English