Drejtoresha Ekzekutive e AMF-së Adela Xhemali merr pjesë në tryezën ' Mbikëqyrja Parlamentare si Instrument për Mirëqeverisje dhe Integrim në BE"
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali, mori pjesë në Tryezën e Dialogut me temë “Mbikëqyrja Parlamentare si Instrument për Mirëqeverisje dhe Integrim në BE”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe projektin ClusterOne Platform, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të pavarura, trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe medias. Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, z. Reinout Vos, dhe Ambasadori i Zvicrës, z. Philipp Arnold, theksuan mbështetjen për forcimin e institucioneve shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Tryeza u fokusua në rolin e mbikëqyrjes parlamentare, pjesëmarrjen qytetare dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, si elementë të rëndësishëm për mirëqeverisjen dhe avancimin e reformave në kuadër të Cluster 1 – “Themeloret”.
Pjesëmarrja e AMF-së në këtë aktivitet është pjesë e angazhimit të Autoritetit për bashkëpunim institucional, transparencë dhe kontribut në proceset që mbështesin përafrimin me standardet evropiane.

Shqip
English