2 Korrik 2026

Periodiku tremujor prill–qershor 2026

Periodiku tremujor prill–qershor 2026 është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe tregjeve financiare jobankare gjatë kësaj periudhe, duke pasqyruar angazhimin e Autoritetit për forcimin e mbikëqyrjes dhe avancimin e reformave drejt integrimit evropian.

Në qendër të publikimit qëndrojnë prezantimi në Kuvend i Raportit Vjetor 2025 dhe prioritetet strategjike për periudhën në vijim, zhvillimi i Forumit Ndërkombëtar mbi Rrezikun e Katastrofave Natyrore, analiza e ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, forcimi i sigurisë digjitale të shërbimeve financiare, mbledhja e Grupit Ndërinstitucional për avancimin e Kapitullit 9 të Integrimit Evropian, si edhe takimi me shoqëritë e sigurimit për përgatitjen e tregut drejt zbatimit të regjimit Solvency II.

Për të lexuar Periodikun e plotë, kliko këtu.