24 Korrik 2026
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte datë 31.07.2026 ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt: “Për miratimin e projekt rregullores: “Për procedurat e hetimit administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në autoritetin e mbikëqyrjes financiare”;
- Projekt: “Për miratimin e projekt rregullores: “Për procedurën e shqyrtimit të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga veprimet hakmarrëse, në autoritetin e mbikëqyrjes financiare”;
- Mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit privat dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të audituara të dates 31.03.2026;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a., shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi emërimin dhe riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi emërimin e Drejtorit të Departamentit të Rrezikut të shoqërisë “Sigal Invest - shoqëria administruese e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigma VIG” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi emërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi emërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sicred” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi zgjerimin e licencës së shoqërisë së sigurimit Sicred sh.a. me klasen 21 dhe miratimi i ndryshimit të statutit të shoqërisë si rrjedhojë e zgjerimit të veprimtarisë”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Eurobroker” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”;
- Projekt: “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentëve në sigurime”;
- Mbi heqjen e licencës së shoqërisë “Brokas Securities” sh.a;
- Të tjera.
Shqip
English