Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime
Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë të interesuarit se në datën 16 nëntor 2015, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.
Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014. Dokumentacioni i plotë duhet të depozitohet në AMF brenda datës 5 nëntor 2015.
Shqip
English