10 Dhjetor 2008

American Reserve Life Insurance ofron çmimin më të lartë për privatizimin e "INSIG" - ut

(Njoftim i publikuar nga Ministria e Financave)

Sot në Ministrinë e Financave, Komiteti i privatizimit të kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve "INSIG", i autorizuar nga ministri i Financave, përfundoi me sukses procesin e garës për privatizimin e "INSIG" -ut.

Procesi filloi janar të vitit 2007 dhe kaloi në disa faza, ku paraqitën interes dhe morën pjesë 10 kompani të huaja si investitorë strategjikë për privatizimin e "INSIG" -ut.

Në dakordësi me BERZH -in dhe IFC , procesi u konsultua nga BNP Paribas ndërsame tender të hapur ndërkombëtar u përzgjodh kompania ndërkombëtare KPMG për vlerësimin e çmimit që ofrohej për shitje kompania "INSIG" .

Në fund të procesit, ofertën fituese e siguroi kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi një çmim për kompaninë prej  25 milion euro. Kjo vlerë është 2 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga KPMG ose 3.5 milion euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria.

Ky privatizim konsiderohet shumë i suksesshëm për qeverinë. Ai përbën një konfirmim të ri të besimit për ekonominë shqiptare në kushtet kur në tregun financiar ndërkombëtar ekziston një krizë ekonomike.

Përfundimi i procesit "INSIG" -ut është në negociatat e fundit teknike me kompaninë fituese American Reserve Life Insurance.