23 Nentor 2015

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 26 nëntor, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Raportim i Auditit të Brendshëm;
  4. Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë së sigurimit ANSIG” sh.a.;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi kriteret, rregullat dhe procedurat për delegimin e funksioneve të  shoqërisë së sigurimit”;
  6. Projekt “Mbi miratimin për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  7. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të statutit të shoqërisë “APIA Wealth Management Albania” sh.a.”;
  8. Projekt “Për miratimin e shoqërise Fidentia sh.a. Broker sigurimesh, për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e rregullores për procedurat e licencimit, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit te njohurive”;
  11. Informacion mbi gjetjet e inspektimit në vend në shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe BSHS-së për verifikimin e dëmeve të paguara të Fondit të Kompensimit;
  12. Informacion për Rezervën Monetare gusht-shtator 2015;
  13. Miratimi i shoqërisë audituese të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2015;
  14. Informacion mbi ecurinë e pagesave objekt i fondit të kompensimit;
  15. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
  16. Projekt “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren “Për parandalimin  e  konfliktit  të interesave  në  ushtrimin  e  funksioneve publike  në  Autoritetin  e  Mbikëqyrjes Financiare””;
  17. Projekt “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve të kodit të etikës në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  18. Të tjera.