22 Dhjetor 2015

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 dhjetor 2015, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren e konfidencialitetit;
  2. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren për vigjilencën e zgjeruar;
  3. Miratimin e rregullores së brendshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Miratimin e rregullores “Për procedurën, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm/shtesë për miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të shoqërisë së sigurimit”;
  5. Miratimin e rregullores “Për miratimin e ndryshimeve thelbësore në statut”;
  6. Licencimin e shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së Depozitarit të fondeve të pensioneve vullnetare;
  7. Miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë  administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a.;
  8. Miratimin e agjentëve në sigurime;
  9. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  10. Licencimin si broker në sigurime, për klasat e Jetës dhe Jo-Jetës;
  11. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të SIK, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”.