Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Dhjetor 2008
Duke i hedhur një vështrim të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2008, të bie në sy që peshën më të madhe sipas llojit të transaksionit e zë "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 37.52% dhe vendin e dytë "Blerje në tregun primar" me 31.94 % kundrejt volumit te përgjithshëm.
Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2008, u dominua në masën 97.54% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 2.46% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).
Nisur nga pjesëmarrja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve; individë apo persona juridikë, vihet re se peshën specifike më të lartë e zënë investitorët individë me 98.18% të totalit të transaksioneve në këtë treg.Dy grupet e transaksioneve "B" dhe "C"
Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar"gjatë vitit 2008 ka pësuar një ulje prej 176.82 milionë lekë ose 2.05% krahasuar me janar - dhjetor 2007 dhe numri i transaksioneve të këtij lloji po ashtu ka pësuar një ulje prej 12.73% .Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2008 ka pasur një rritje prej 95.12 milionë lekë ose 18.19% krahasuar me janar - dhjetor 2007 dhe numri i transaksioneve të këtij lloji ka pasur një rritje prej 16.39% .
Ulja në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007 kap vlerën 81.70 milion lekë ose 0.89 %.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2007, 2008
Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | ||
(në mln lekë) | (në %) | |||
Periudha janar - dhjetor | 2007 | 2008 | `08/`07-1 | |
Letra me Vlerë të Qeverisë | ||||
B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 8,634.71 | 8,457.89 | (2.05) |
| Individë | 8,419.70 | 6,693.88 | (20.50) |
| Persona juridikë | 215.01 | 1,764.00 | 720.43 |
C | Blerje nga individët para afatit të maturimit | 522.78 | 617.90 | 18.19 |
| Individë | 468.18 | 604.31 | 29.08 |
| Persona juridikë | 54.60 | 13.59 | (75.12) |
Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2008 (në versionin PDF) klikoni këtu
Shqip
English
