10 Shkurt 2009

Zhvillohet seminari "Mbi sistemet e pensioneve private"

Më datë 9 Shkurt 2009, Komisioni Evropian në bashkëpunim e Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, brenda kuadrit të instrumentit TAIEX, zhvilloi seminarin "Mbi sistemet e pensioneve private" në ambientet e Hotel "Mondial" në Tiranë.

Ky seminar erdhi në një moment, kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është në procesin e hartimit të ligjit të ri në fushën e pensioneve private vullnetare, nën asistencën e Bankës Botërore. Ky ligj do t'i çelë hapësira të mëdha zhvillimit të sektorit të pensioneve private vullnetare, thënë ndryshe, kolonës së tretë, sipas parimeve dhe praktikave më të mira.

Seminari u fokusua në promovimin e praktikave ndërkombëtare dhe shkëmbimit të eksperiencave midis rregullatorëve të ndryshëm nga Komuniteti Evropian. Vemendje e veçantë iu kushtua mundësive të zhvillimit të këtij sektori, mbikëqyrjen efektive, nxitjen e skemës si alternativë afatgjatë kursimi, lehtësirat fiskale, si dhe mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetarja e AMF, Zj. Elisabeta Gjoni, ku midis të tjerave prezantoi situatën aktuale në tregun e pensioneve private vullnetare dhe me gjerë si dhe reformat ligjore në proces në këtë treg, i cili është ende në fazat e para të zhvillimit. Në vijim, eksperiencat dhe reformat e ndërmarra nga vende si Polonia, Franca dhe Çekia u prezantuan nga përfaqësues të Autoriteteve Mbikëqyrëse homologe të vendeve në fjalë.

Në seminar morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, Institutet Private të Pensioneve, Dhoma e Tregtisë si dhe përfaqësues nga biznesi.

 

Për të lexuar prezantimin e mbajtur nga Kryetarja e AMF-së, zj. Elisabeta Gjoni, klikoni këtu

Për të lexuar prezantimin e mbajtur nga Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Sociale dhe Familjare pranë Ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, Çeki, z. Jiri Kral, klikoni këtu

Për të lexuar prezantimet e mbajtura nga Këshilltari për Mbikëqyrjen e Pensioneve Private pranë FSA, Poloni, z. Slawomir Solarz, për prezantimin e parë klikoni këtu , për prezantimin e dytë klikoni këtu

Për të lexuar prezantimin e mbajtur nga Drejtori i Kabinetit pranë Qeverisjes së Skemave të Pensioneve Private, Francë, z. Guillaume Filhon, klikoni këtu

Për të lexuar axhendën e zhvillimit të seminarit klikoni këtu