30 Mars 2009

Mbi raportimin në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë të Kryetares së AMF-së, Zj. Elisabeta Gjoni, për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2008

Më datë 30 mars 2009, Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Elisabeta Gjoni, raportoi pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit për vitin 2008.

Në fjalën e saj, Zj. Gjoni bëri një përmbledhje të veprimtarisë, përpjekjeve dhe arritjeve të AMF-së në drejtim të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar jo-bankar në Shqipëri.

Në raportim u paraqit edhe ecuria e tregjeve financiare jo-bankare gjatë 2008, mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, me fokus zhvillimet e veçanta që shoqëruan këto tregje gjatë këtij viti.

Raporti i plotë i veprimtarisë, iu vu në dispozicion të anëtarëve të Komisionit, të cilët vlerësuan pozitivisht punën e institucionit dhe bënë pyetje e komente të ndryshme në lidhje me zhvillimet në tregjet e mbikëqyrura dhe veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2008.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni Raportin Vjetor 2008 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Për të lexuar tekstin e plotë të Raportit Vjetor 2008 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë, klikoni këtu