15 Maj 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,në Blogun e Biznesit On-Line

Në kuadrin e transparences ndaj publikut dhe në bashkëpunim me Gazetën Biznesi, përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) iu përgjigjën në linjë direkte (on-line) të gjitha pyetjeve të konsumatorëve dhe subjekteve, sa i përket interesimit të tyre ndaj ecurisë së tregut financiar jobankar në përgjithësi dhe sektorëve të veçantë nën juridiksionin e këtij enti rregullator.
 
Në blogun e Biznesit On-line, AMF u përfaqësua nga :

Zj. Teuta Cani Drejtuese në Drejtorinë e Mbikëqyrje - Disiplinimit
Zj. Flora Musta Drejtuese në Drejtorinë e Licencim – Monitorimit
Zj. Fatbardha Hebovija Drejtuese në Drejtorinë e Mbikëqyrjes On-Site
Z. Rinald Guri Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes Off-Site

Në këtë blog, përfaqësuesit e AMF iu përgjigjën direkt pyetjeve të ndryshme të të interesuarve nga të gjithë anët e globit kryesisht lidhur me:

  • karakterin intitucional dhe operacional të këtij enti rregullator;
  • tregjet dhe subjektet nën jurdiksionin e AMF;
  • fushat kryesore të veprimtarisë rregulluese dhe mbikëqyrëse të AMF;
  • poltikat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe masat e zbatueshmërisë që ndërmrren ndaj subjekteve që shkelin ligjin;
  • bashkëpunimin me Qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore në funksion të përshpejtimit të reformave në sektorin financiar jobankar;
  • projektet dhe objektivat e AMF për zhvillimin e tregjeve nën juridiksion në të ardhmen.