27 Prill 2009

IAA (Shoqata Ndërkombëtare e Aktuarëve) - Komentar mbi kërkesat për shikim të amendimeve të propozuara nga FASB në lidhje me disa nga standardet ndërkombëtare të kontabilitetit

Shoqata Ndërkombëtare e Aktuarëve, IAA (The International Actuarial Association,) si përfaqësuese e profesionit të aktuarit në botë, ka nxjerrë në faqen e saj zyrtare, një komentar mbi kërkesat  për shikim të amendimeve të propozuara  nga FASB për përdorimin e vlerës së drejtë, si dhe amendimet e propozuara nga FASB për kërkesat për humbjen në vlerë të disa investimeve në letra me vlerë të borxhit dhe të kapitalit.

IAA, promovon standarde të larta profesionalizmi në fushën e aktuaristikës në mbarë botën dhe shërben si zëri i aktuarit në lidhje me të tjerë trupa ndërkombëtarë në fusha të ngjashme e që kane një ndikim në fushën e ekspertizës së aktuarëve. Në përbërje të saj, shoqata ka 62 anëtarë me të drejta të plota që përfaqësojnë më shumë se 95% të të gjithë aktuarëve në mbarë botën.

Komentet e IAA

IAA, vlerëson mundësinë për t'ia përcjellë IASB (Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit) komentet e FASB (Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar) në lidhje me propozimet e fundit mbi standardet financiare. Komentet kanë qenë subjekt i procesit te kërkuar për formimin e një pikëpamje formale të IAA-së dhe janë të një natyre të përgjithshme, pasi diskutimet në detaje të tyre janë më të përshtatshme të bëhen gjatë  procesit të duhur të shikimit të pikëpamjeve ose të propozimeve të vendosura nga Bordi i Standardeve.

IAA, me rekomandimet e fundit të dhëna nga G20, ka inkurajuar me forcë që mbarë bota të shkojë drejt një seti të standardeve të larta, të njëjta, të kontabilitetit. Kjo pa dyshim përfshin konvergimin e GAAP (Parimeve të Përgjithshme të Pranuara të Kontabilitetit) me GAAP-in e përdorur në Shtetet e Bashkuara. IAA, beson, që puna me hartues të tjerë të standardeve do të japë rezultatet e veta në drejtim të zhvillimit të standardeve cilësore të bazuara në parime, në lidhje si me matjen e vlerës së drejtë, ashtu edhe me njohjen dhe matjen e instrumenteve financiarë dhe kontratat e sigurimit.

Gjatë adresimit të të gjitha këtyre çështjeve, IAA inkurajon lënien e hapësirave të nevojshme kohore për të gjitha palët e interesit, në mënyrë që të japin komentet e tyre mbi çështje kaq të rëndësishme.

Nxjerrë nga IASB (The International Accounting Standards Board) , Mars 2009.


Për të lexuar lajmin e plotë nga website-i i IAA-së, klikoni këtu