29 Prill 2009

Ç'duhet të bëjnë institucionet përgjegjëse për dizenjimin e arkitekturës globale të sotme financiare

Fjala e mbajtur, në 22 Prill në Bruksel, pranë Qendrës së Studimeve për Politikat Evropiane (CEPS)1

Në këtë fjalë, Zj. Diplock theksoi se politikat financiare globale të shekullit të 20 janë të vjetëruara dhe nevojitet të zëvendësohen me zgjidhje të reja, të reflektohen dalja e koncepteve të reja dhe zhvillimet e fundit. Nevojitet një mekanizëm në të cilin konceptet globale ose standardet të mund të zbatohen në mënyrë të përgjithshme në çdo juridiksion në mbarë botën.

Më poshtë renditen rolet e lojtarëve kyç që ndikojnë në arkitekturën financiare globale në zhvillim, atë që është e mundur të bëhet dhe veçanërisht kontributin e IOSCO-s.

Pyetja kryesore është, si do të ndërtohet besimi në sistemin financiar përfshirë tregjet e kapitalit?

Tregjet e Kapitalit dhe Stabiliteti Financiar. Kriza globale tregoi se ajo nuk do të mund të zgjidhet, nëse nuk kthehet besimi në tregjet e kapitalit dhe lojtarët e shumtë të tregut të drejtojnë bizneset e tyre duke shmangur konfliktet e interesit, praktikat negative dhe sjelljet jo etike. Kjo kërkon koordinim më të madh në vendosjen e politikave për standarde ndërkombëtare të unifikuara, me qëllim zbatimin në nivel kombëtar, rritjen e mbikëqyrjes dhe rregullimit ne një koordinim global, në të gjithë sektorët financiarë.

Forcimi i rregullimit financiar. Kjo, me qëllim rindërtimin e trusteve, do të bëhet nga një koordinim i përpjekjeve të të gjithë institucioneve ndërkombëtare të fushës si IOSCO, IASB, etj., që të kuptojnë krizën dhe të gjejnë zgjidhje.

Bordi i ri i Stabilitetit Financiar, FSB do të promovojë dhe ndihmojë të koordinohet me aktivitetet e themeluesve të standardeve ndërkombëtare, të vendosura për kapërcimin e krizës. Formimi i FSB-së është i rëndësishëm në këtë stad dhe IOSCO ishte e para që e përshëndeti. Ai është një pjesëmarrës i ri kritik i arkitekturës globale financiare që do të përshpejtojë zbatimin e standardeve midis G20 dhe më gjerë.

IOSCO dhe procesi i G20. Duhet theksuar roli kryesor i IOSCO-s në procesin e njohjes së standardeve botërore të rregullimit të Letrave me Vlerë. Këtë rol tashmë e kanë njohur të gjithë drejtuesit e G20. Ata kanë vlerësuar hapat e ndërmarra, me synimin rritjen e transparencës së tregut dhe integritetin e tij. IOSCO ka publikuar disa raporte, si për rregullat për rëniet e shitjeve, raportin për rezultatet e rishikimit e zbatimit nga agjencitë e kredisë për "kodet e drejtimit themelor për agjencitë e kredisë" që është baza për një kreditim ndërkombëtar. Së fundmi, IOSCO publikoi një raport që përmban rekomandime për përmirësimin e mbikëqyrjes së produkteve të tregjeve, si dhe kooperimin e rregullatorëve në rang botëror.

Modeli i IOSCO-s. Anëtarësimi mjaft i gjerë në IOSCO, prej 109 anëtarësh, mënyra demokratike e veprimeve dhe konsensusi i bazuar në standarde të vendosura, janë një element kyç në legjitimitetin e veprimeve dhe përgjegjësinë ndërkombëtare. Principet e IOSCO-s përkojnë shumë mirë me qëllimin e G20-ës dhe që kanë qëllim mbrojtjen e investitorëve, sigurimin e ndershmërisë së tregut dhe eficencën dhe transparencën e tij.

Paketa e parimeve të rregullimit, të vendosura nga IOSCO, janë kyç midis standardeve ndërkombëtare dhe kodeve që drejtuesit e G20 kanë vendosur për zbatim në sektorin financiar. Vitin e kaluar, IOSCO ndërmori një proces për rishikimin dhe  përditësimin e parimeve kryesore nga një grup ekspertësh, përfaqësues të agjencive rregullatore, FMN dhe BB.

Zbatimi Kombëtar i zgjidhjeve globale. Nëse gjetja e zgjidhjeve dhe koordinimi janë njëra anë dhe shumë e rëndësishme, zbatimi i tyre në vend mbetet gjithashtu me një rëndësi të veçantë. Ajo është detyrë e rëndësishme e politikës kombëtare. Ka shumë mënyra, në të cilat idetë botërore mund të zbatohen në vend. E rëndësishme është që ato të zbatohen në përshtatje me kuadrin ligjor të vendit.

Konvergimi i standardeve të kontabilitetit. Një tjetër moment i rëndësishëm është harmonizimi i standardeve të kontabilitetit. Kjo pa dyshim përfshin konvergjencat e IFRS-ve dhe të GAAP të përdorur në USA për krijimin e një pakete standardesh ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Njohja reciproke synon në njohjen reciproke të kuadrit ligjor midis juridiksioneve, e cila bën të mundur rritjen e likujditeteve dhe ripërtëritjen e tregjeve. Ajo nuk kërkon patjetër adoptim të legjislacioneve por nga ana tjetër lejon ligjet e vendit dhe rregulloret të reflektojnë modele të standardizuara brenda juridiksionit. Njohja reciproke siguron një kuadër për fuqizimin e tregjeve në të gjithë botën me anë të diversifikimit të praktikave më të mira, eficencën dhe hapjen e mundësve të reja për shërbimet financiare lokale.

Risku i proteksionizmit. Në kushtet e krizës globale, situata mund të precipitojë në ndërmarrjen e politikave proteksioniste. Kjo do të çonte në rritjen e kostove financiare për pjesëmarrësit e tregjeve.

Drejt së ardhmes. Objektivi i së ardhmes është reduktimi i riskut sistematik dhe ruajtja e stabilitetit financiar. IOSCO ka ndërmarrë një proces për rishikimin e strategjive përtej vitit 2010. Është koha për të identifikuar vizionin pas mësimit që dha kriza globale. Kjo do të bëjë të fokusohemi në çështjet që lidhen me stabilitetin financiar.

Si konkluzion mund të themi se IOSCO, si një organizatë ndërkombëtare dhe bazuar në konsensus, është përgatitur të sjellë zgjidhje globale në nivel kombëtar. Ajo tashmë ka zbatuar me sukses një iniciativë ndërkombëtare shumë të rëndësishme përmes IOSCO - MMoU. Kjo iniciativë do të ofrojë modele unike të përdorshme, që përfshijnë edhe asistencë teknike aty ku kërkohet. Gjatë viteve ajo ka ndërtuar marrëdhënie të nevojshme me juridiksionet lokale për të futur aty zgjidhje globale.

IOSCO është pjesë shumë e rëndësishme e shekullit të 21.     


Përmbledhje e shkurtër, nxjerrë nga
Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO) , prill 2009.

 

Për të lexuar lajmin e plotë nga website-i i IOSCO-s, klikoni këtu


______________________________

1. Jane Diplock
Kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë të Zelandës dhe Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të IOSCO-s
Qendra e Studimeve për Politikat Europiane