11 Maj 2009

Punim mbi krizën e tanishme financiaro – kreditore dhe ndikimin e saj në ekonominë tonë

(Punim i Prof. Dr. Aristotel Pano, 4 prill 2009)

Në punimin e fundit, mbi krizën e tanishme financiaro – kreditore dhe ndikimin e saj në ekonominë tonë, Prof. Dr. Aristotel Pano ka bërë një analizë të krizës financiare globale, duke u ndalur tek shenjat e para të fillimit të krizës bankare dhe financiare, thellimi i saj dhe marrja e masave të rëndësishme shtetërore për shpëtimin e sistemit bankar nga kolapsi i plotë.

Më tej analiza shtrihet tek efektet negative të krizës financiare dhe përhapja e saj në gjithë botën duke u përqendruar dhe në natyrën dhe përmasat e ndikimit të mundshëm të krizës ekonomiko–financiare  globale në ekonominë tonë.
Autori gjatë punimit të tij, vë në dukje rëndësinë e sistemit kapitalist të ekonomisë së tregut, si sistemi më i aftë që ka siguruar ndër shekuj një zhvillim të vrullshëm të forcave prodhuese, nëpërmjet mekanizmit të konkurencës së tregut dhe rritjes më afatgjatë të mirëqenies së njerëzimit në tërësi dhe shpreh besimin se ekonomia kapitaliste duke kombinuar recetat kejnsiane dhe neoliberale të ndërhyrjes së shtetit do të shpëtojë me siguri edhe nga kjo krizë për të filluar një cikël të ri të rritjes ekonomike dhe të përparimit të gjithanshëm ekonomiko – shoqëror.

Ky punim, është një punë shkencore e pavarur dhe përfaqëson këndvështrimet dhe qëndrimin e Autorit në lidhje me krizën financiare globale dhe jo të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Për të lexuar të plotë punimin e Prof. Dr. Aristotel Pano, klikoni këtu