12 Maj 2009

Pensionet private dhe reagimi ndaj politikave në kuadrin e krizës financiare dhe ekonomike

Kriza aktuale financiare, ka patur një ndikim të madh në asetet e pensioneve në botë. Sipas vlerësimit të OECD, ato kanë një rënie me 5.4 trilion $ (mbi 20%) në fund të 2008. Kjo shton presionin mbi nivelet e financimit për planet e pensioneve me përfitime të përcaktuara (DB) dhe ka përkeqësuar situatën për  anëtarët në prag të pensionit, në planet e pensioneve me kontribute të përcaktuara (DC), duke dëmtuar besimin në shumë sisteme me kontribute të përcaktuara.

Përfaqësues të OECD dhe IOPS, u takuan për të vlerësuar reagimin ndaj politikave të krizës financiare ekonomike në dritën e direktivave ndërkombëtare dhe praktikave më të mira. Si rrjedhojë,  janë nxjerrë disa mësime mbi rolin e rëndësishëm të pensioneve private në plotësimin e sistemit publik dhe se si sistemet e pensioneve duhet të ndërtohen, në mënyrë që të ofrojnë një shkallë mbrojtjeje, të përmirësojnë qëndrueshmërinë e financimit, të rrisin menaxhimin dhe mbikëqyrjen e të rrisin transparencën e komunikimin.

Rezultatet e punimit mbi “Pensionet private dhe reagimi ndaj politikave në kuadrin e krizës financiare dhe ekonomike”, janë si më poshtë:

MESAZHET KRYESORE

Qëndro në rrjedhë: Një sigurim plotësues privat për pension mbetet një nevojë
   •    Disa qeveri  janë nën presionin e tërheqjes nga skemat e pensioneve private..
   •    ...por sistemet publike (PAYG) përballen me probleme qëndrueshmërie, për shkak të plakjes së popullsisë,  
        si dhe janë të prekura nga kriza si pasojë e rritjes së papunësisë
   •    Pensionet private akoma kanë një rol madhor për të luajtur e mbajtur burime të ekuilibruara të të ardhurave 
        të pensionit

Kursimet për pensionin janë afatgjata
   •    Pak fleksibilitet në lejimin e aksesit ndaj aseteve të pensionit mund të jetë i nevojshëm në raste të              
        vështirësive ekonomike...

   •    …por do duhej një kontroll rigoroz për të shmangur “rrjedhje” të tepërt nga sistemi
   •    Reduktimi i kontributeve, gjithashtu rrezikon pamjaftueshmëri të aseteve të pensionit në këndvështrimin
        afatgjatë

Mbikëqyrja duhet të jetë proporcionale, fleksibël dhe e bazuar në risk
   •    Monitorimi i fondeve të pensioneve është përmirësuar nga shumica e autoriteteve (përmes testeve të stresit
        më strikte, vizitave on-site më të shpeshta  dhe rritjes së raportimit)
   •    Gjithashtu është rritur koordinimi me industrinë, ministritë e ndryshme dhe rregullatorët e tjerë
   •    Mbikëqyrja duhet të jetë e bazuar në risk dhe të fokusohet në rreziqet më të rëndësishme, me të cilat
        përballen përfituesit e pensioneve dhe sistemi i pensioneve në tërësi

Rregullat e financimit dhe të mjaftueshmërisë së kapitalit  për planet me përfitime të përcaktuara duhet të jenë kundër ciklike
   •    Nga ana e autoriteteve është treguar një fleksibilitet në arritjen e kërkesave të financimit (afate më të gjata
        për planet e rimëkëmbjes financiare, etj.)
   •    ... duke shmangur në këtë mënyrë politikat “pro-ciklike” dhe duke lejuar asetet e fondeve të pensionit të
        veprojnë si investime afatgjata dhe forca potencialisht stabilizuese, brenda sistemit financiar global

Përdorni mbrojten sociale për të adresuar çështje si pamjaftueshmëria e përfitimit në kohën e daljes në pension
   •    Sistemi publik duhet të sigurojë pensione të mjaftueshme për punëtorët me të ardhura të ulëta
   •    Shtesat për llogaritë me kontribute të përcaktuara është vështirë të administrohen drejtë
   •    Nxitësit për të ruajtur punësimin dhe rritjen e kontributeve do të ndihmonin në ringritjen e aseteve të
        pensioneve
 
Përmirësoni dizenjimin e planeve të kontributeve të përcaktuara,  përfshirë  strategjitë e investimeve
   •    Fondet e “ciklit të jetës” (eng. life – cycle funds), mund të ndihmojnë në mbrojtjen e anëtarëve që janë në
        prag të daljes në pension
   •    Garancitë për skemat me kontribute të përcaktuara mund të ndihmojnë, por është e paqartë çfarë niveli
        është i nevojshëm dhe kush do të paguajë për to
   •    Më shumë fleksibilitet mund të lejohet në afatet për blerjen e anuiteteve

Përmirësoni  qeverisjen dhe menaxhimin e riskut të fondeve të pensioneve
   •    Menaxhimi i riskut të fondeve të pensionit duhet forcuar në mënyrë që të reduktohet ekspozimi i
        panevojshëm ndaj investimeve të rrezikshme
   •    Qeverisja e fondeve të pensioneve duhet të përmirësohet në mënyrë që të shmanget ekspozimi ndaj
        aseteve që nuk janë të kuptuara plotësisht

Rrisni transparencën, komunikimin dhe edukimin financiar

   •    Fushatat në rang kombëtar për shpjegimin e natyrës afatgjatë të aseteve të pensioneve, janë të nevojshme
        për rindërtimin e besimit në sistemin e pensioneve
   •    Një publikim më i qartë i performancës dhe kostove është i nevojshëm 
   •    Edukimi financiar nevojitet për të ndihmuar përfituesit (dhe deri në njëfarë shkalle, administruesit e fondeve
        të pensioneve) të përmirësojnë kuptimin e investimeve, riskut dhe kthimit, etj.

Material i nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Rregullatorëve të Pensioneve (IOPS), prill 2009.
 

Për të lexuar materialin e plotë në gjuhën Angleze nga website-i i IOPS, klikoni këtu