31 Maj 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 1 qershor 2018, ora 12:30, do të zhvillohet mbledhja e Bordit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.            Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2.            Miratimi i rendit të ditës;
3.            Projekt “Mbi plotësimin e kërkesave ligjore të kandidaturës si Drejtor Ekzekutiv i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve”;
4.            Projekt “Mbi zbatimin e Vendimit të Bordit të Autoritetit nr. 86, datë 07.05.2018”.