7 Qershor 2018

Mbi zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 11 të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 "Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime" Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se për arsye të impenjimeve të stafit, testimi për Vlerësues të dëmeve në sigurime i planifikuar për t’u zhvilluar në datën 12 qershor 2018, shtyhet.

Testimi do të zhvillohet në datën 19 qershor 2018, ora 14.00

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 ”Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].