11 Qershor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 13.06.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.02018;
  4. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 127, datë 06.10.2011 “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të SIK, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”, e ndryshuar”;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në prospektin e fondit të pensionit vullnetar Raiffeisen”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e krijimit të fondit të investimit “Raiffeisen Vizion” dhe miratimin e prospektit të këtij fondi”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit “Mbi mënyrën e tregtimit, klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve” dhe listën e ndryshuar të komisioneve dhe tarifave të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE)” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve”;
  9. Informacion në lidhje me masat e marra nga FIBank në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në raportin e inspektimit dërguar nga AMF;
  10. Projekt “Mbi miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare”;
  11. Projekt “Për miratimin e një fondi të posaçëm për “Konferencën e Edukimit Financiar”;
  12. Projekt “Mbi një ndryshim në Rregulloren nr. 75, datë 30.05.2016 “Për komunikimin me median e publikun, publikimet dhe funksionimin e faqes së internetit”;
  13. Projekt “Për miratimin e planit strategjik për vitet 2018-2020 dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2018”;
  14. Projekt “Për miratimin e Manualit Praktik mbi inspektimet në vend për dëmet motorike dhe të pronës”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi riemërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  18. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  19. Informacion mbi inspektimin e kryer në pikat e shitjes të policave të sigurimit të detyrueshëm, pranë pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit;
  20. Informacion lidhur me inspektimin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë, pranë Bankës Credins sh.a.;
  21. Informacion mbi inspektimin e kryer pranë Raiffeisen Bank për veprimtarinë e ndërmjetësimit në sigurime;
  22. Projekt “Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqerive të sigurimit për praktikat e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit për ngjarjet pas 1 janar 2014”;
  23. Mbi zbatimin e vendimeve të Bordit që lidhet me Fondin e Kompensimit dhe ecurinë e veprimtarisë së BSHS-së;
  24. Të tjera.