14 Qershor 2018
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 13 qershor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 127 datë 06.10.2011 “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të SIK, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”, e ndryshuar;
- Miratimin e disa ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar Raiffeisen;
- Miratimin e udhëzimit “Mbi mënyrën e tregtimit, klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve” dhe listën e ndryshuar të komisioneve dhe tarifave të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE)” sh.a.;
- Licencimin për të vepruar si broker fizik për tregtimin e titujve;
- Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare;
- Miratimin e dhënies së çmimit nga AMF për punimin më të mirë të paraqitur në konferencën kombëtare të AMF-së “Sfidat e zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së dhe edukimi financiar”;
- Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 75, datë 30.05.2016 “Për komunikimin me median e publikun, publikimet dhe funksionimin e faqes së internetit”;
- Miratimin e planit strategjik për vitet 2018-2020 dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2018;
- Miratimin e Manualit Praktik mbi inspektimet në vend për dëmet motorike dhe të pronës;
- Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Atlantik – Shoqëri Sigurimesh” sh.a.;
- Riemërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
- Licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.