13 Korrik 2018

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 u dominua në masën 90.60% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.40% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 92.51% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
               
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 57.18% dhe 29.68% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.38% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   


Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018  


*

  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim




Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2018, ka pasur një rritje prej 437 milionë lekë ose 17.88% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Ndërkohë edhe numri i transaksioneve është rritur në masën 23.22%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2018, ka pasur ulje prej 185 milionë lekë ose 14.94% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 12.96%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 252 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.


Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-qershor 2017 2018 `18/`17-1

B
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar  2,445.48 2,882.77 17.88
  Individë  2,201.13 2,192.62 (0.39)
  Persona juridike 244.35 690.15 182.44

C
Blerje para afatit të maturimit 1,238.31 1,053.34 (14.94)
   Individë  1,221.31 1,051.34 (13.92)
  Persona juridikë 17.00                 2.00 (88.24)
           




Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.