25 Korrik 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2018 kapën vlerën mbi 7,707 milionë lekë, ose 3.93% më shumë se në periudhën janar-qershor 2017. Gjatë periudhës janar-qershor 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 570,783 me një rritje prej 8.33% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.50% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.43% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.07%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.18% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-qershor 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,287 milionë lekë, ose 15.47% më pak se në periudhën janar-qershor 2017.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar-qershor 2018




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2018 arritën rreth 4,638 milionë lekë, ose 7.31% më shumë se në periudhën janar-qershor 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2018, pati një rritje prej 9.41% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.76% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-qershor 2018 pati një ulje prej 1.03% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 12.70% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor 2018, pati një ulje 3.19% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Ndersa numri i kontratave u rrit me 21.51%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-qershor 2018 arritën rreth 3,069 milionë lekë, 0.79% më pak se në periudhën janar-qershor 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 7.85% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2018, patën ulje me 0.35% kundrejt periudhës janar-qershor 2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2018 siguruan mbi 1,358 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.84%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.64% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2018, vihet re një rritje prej 24.88% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.90% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2018, arritën në rreth 689 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.85% në krahasim me periudhën janar-qershor 2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2018, arritën rreth 573 milionë lekë, ose 2.09% më shumë se në periudhën janar-qershor 2017.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2018 u ul me 15.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,557 milionë lekë, apo 68.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi  
(në %)  
Janar-maj 2017 2018 17/`16-1  
     Dëmi mesatar  
MTPL e brendshme  222  207 (6.62)
Karton Jeshil  1,092  533 (51.18)
Kasko  103  117 13.30  

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-qershor 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.