24 Gusht 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik  2018 kapën vlerën mbi 9,425 milionë lekë, ose 6.28% më shumë se në periudhën janar-korrik  2017. Gjatë periudhës janar-korrik  2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 697,059 me një rritje prej 7.72% krahasuar me periudhën janar-korrik  2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.70% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.05% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.26%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-korrik  2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,673 milionë lekë, ose 13.35% më pak se në periudhën janar-korrik  2017.


Struktura e tregut të sigurimeve, janar-korrik  2018
















Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik  2018 arritën rreth 5,692 milionë lekë, ose 7.45% më shumë se në periudhën janar-korrik  2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik  2018, pati një rritje prej 9.85% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.84% krahasuar me periudhën janar-korrik  2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik  2018 pati një ulje prej 0.55% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 15.95% krahasuar me periudhën janar-korrik  2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-korrik  2018, pati një ulje 5.90% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik  2017. Ndersa numri i kontratave u ulje me 2.42%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik  2018 arritën rreth 3,733 milionë lekë, 4.54% më shumë se në periudhën janar-korrik  2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.96% krahasuar me periudhën janar-korrik  2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik  2018, patën rritje me 6.36% kundrejt periudhës janar-korrik  2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik  2018 siguruan mbi 1,567 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.08%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.38% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-korrik  2018, vihet re një rritje prej 17.11% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.92% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik  2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik  2018, arritën në rreth 771 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 0.75% në krahasim me periudhën janar-korrik  2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik  2018, arritën rreth 664 milionë lekë, ose 1.62% më pak se në periudhën janar-korrik  2017.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik  2018 u ul me 13.35% krahasuar me periudhën janar-korrik  2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,844 milionë lekë, apo 68.99% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi  
(në %)  
Janar - korrik 2017 2018 17/`16-1  
     Dëmi mesatar  
MTPL e brendshme  231  210 (9.01)
Karton Jeshil  1,011  523 (48.30)
Kasko  101  115 13.09  


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-korrik  2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.