28 Gusht 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 31.08.2018, ora 10:45, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2018; 
  4. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “IuteCredit Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 150,000,000 lekë”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores së monitorimit dhe mbikëqyrjes në Bursën Shqiptare të Titujve”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondeve të pensionit “Credins Pension” dhe të fondit të investimit “Credins Premium” për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018”;
  8. Informacion mbi inspektimin e kryer pranë shoqërive të brokerimit në tituj, të miratuara për kryerjen e veprimtarisë së agjentit të shoqërisë së huaj të brokerimit;
  9. Projekt “Për një shtesë në Rregulloren nr. 2, datë 28.01.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”, e ndryshuar”;
  10. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2017”;
  12. Projekt “Mbi miratimin për riemërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “SiCRED” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e një ndryshimi në statutin e shoqërisë së brokerimit “SunTrust Broker” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare”;
  14. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese të shoqërive të sigurimit, për auditimin e pasqyrave financiare, për vitin financiar 2018”;
  15. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  17. Informacion mbi inspektimin e kryer në portin e Durrësit, për policat kufitare;
  18. Informacion mbi inspektimin tematik të dëmeve të kryer pranë shoqërive “Sigma Interalbanian V.I.G” sh.a. dhe “Albsig” sh.a.;
  19. Informacion mbi verifikimin e kryer për sistemin e shitjes së policave të sigurimit pranë agjentëve, ndërmjetësve dhe zyrave qëndrore të shoqërive të sigurimit;
  20. Informacion mbi veprimtarinë dhe rezultatet e auditimeve të kryera nga njësia e Auditimit të Brendshëm deri në muajin gusht 2018;
  21. Të tjera.