27 Gusht 2018

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2018

Gjatë periudhës 30.06.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.46 miliardë lekë me një ulje prej 6.26 miliardë lekë ose 8.60%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 528 milionë Euro [1].
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.47% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 5.39% krahasuar me 31.12.2017.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2018 është 29,157 me një ulje prej 6.91% krahasuar me 31.12.2017.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’17 30.06.’18 31.12.’17-30.06’18
Asetet neto të FI 72,717 66,461 (8.60)




Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                         30.06.2018
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 24,583 52,714
Raiffeisen EURO 4,029 12,367
Credins PREMIUM 529   1,301
WVP Top Invest 16 80
TOTAL 29,157 66,461

Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve,                30.06.2018 (në %) 




Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            30.06.2018 (në %)


                               
           



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2018, kliko këtu.
 
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2018 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 125.93 lekë