3 Shtator 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 gusht 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rregullores së monitorimit dhe mbikëqyrjes në Bursën Shqiptare të Titujve;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondeve të pensionit “Credins Pension” dhe të fondit të investimit “Credins Premium” për vitin financiar që mbyllet më 31.12018;
  3. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018;
  4. Miratimin e një shtese në Rregulloren nr. 2, datë 28.01.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”, e ndryshuar;
  5. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2017;
  6. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “SiCRED” sh.a.;
  7. Miratimin e një ndryshimi në statutin e shoqërisë së brokerimit “SunTrust Broker” sh.a., si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare;
  8. Miratimin e shoqërive audituese të shoqërive të sigurimit “Albsig” sh.a., “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., për auditimin e pasqyrave financiare për vitin financiar 2018;
  9. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  10. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.