13 Shtator 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 18.09.2018, ora 13:30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi draft ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”;
  4. Projekt “Për ndryshimin e Rregullores nr. 23, datë 26.02.2018 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  6. Të tjera.