26 Shtator 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2018 kapën vlerën mbi 11,105 milionë lekë, ose 5.75% më shumë se në periudhën janar-gusht  2017. Gjatë periudhës janar-gusht  2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 845,399 me një rritje prej 6.18% krahasuar me periudhën janar-gusht  2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.69% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.4%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.33% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.68% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-gusht  2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,059 milionë lekë, ose 11.23% më pak se në periudhën janar-gusht 2017.


Struktura e tregut të sigurimeve, janar-gusht  2018




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2018 arritën rreth 6,850 milionë lekë, ose 4.96% më shumë se në periudhën janar-gusht 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-gusht 2018, pati një rritje prej 7.78% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.53% krahasuar me periudhën janar-gusht  2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-gusht 2018 pati një ulje prej 3.55% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 17.31% krahasuar me periudhën janar-gusht  2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-gusht 2018, pati një ulje 5.54% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht  2017. Ndersa numri i kontratave u ulje me 2.66%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-gusht 2018 arritën rreth 4,255 milionë lekë, 7.05% më shumë se në periudhën janar-gusht 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.88% krahasuar me periudhën janar-gusht  2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-gusht  2018, patën rritje me 8.99% kundrejt periudhës janar-gusht  2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht  2018 siguruan mbi 1,859 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 75.41%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.60% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-gusht  2018, vihet re një rritje prej 35.90% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.10% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-gusht 2018, arritën në rreth 838 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 0.70% në krahasim me periudhën janar-gusht  2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2018, arritën rreth 743 milionë lekë, ose 2.16% më pak se në periudhën janar-gusht 2017.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht  2018 u ul me 11.23% krahasuar me periudhën janar-gusht  2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,124 milionë lekë, apo 69.42% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi  
(në %)  
Janar - gusht 2017 2018 18/`17-1  
   Dëmi mesatar  
MTPL e brendshme  227  209 (7.82)
Karton Jeshil  982  518 (47.27)
Kasko  101  116 14.75  

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-gusht 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.