27 Shtator 2018

Për zhvillimin e testimit për broker në tregun e titujve

Në zbatim të nenit 58, të Ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” dhe të Rregullores nr.165, datë 23.12.2008 “Për Licencimin e Shoqërive të Brokerimit/Këshillimit, Brokerit dhe Këshilltarit të Investimeve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton se në datën 10 tetor, 2018, në orën 11:00, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit të Tiranës, në adresën Rruga “Milto Tutulani”,  Tiranë, do të zhvillohet testimi për broker në tituj.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].