25 Tetor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 31.10.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar Sigal”;
  4. Projekt “Për miratimin e dokumentit “Metodologjia e provave të rezistencës së fondeve të investimit të administruar nga shoqëria Raiffeisen Invest sh.a.””;
  5. Projekt “Për miratimin e dokumentit “Metodologjia e provave të rezistencës të fondit të investimit të administruar nga shoqëria WVP Top Invest sh.a.””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve Sigal-Life Uniqa Group Austria sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërive audituese të pasqyrave financiare të vitit 2018 për shoqëritë e sigurimit”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  9. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar”;
  10. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 58, datë 30.06.2015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar”;
  11. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për njohjen e krediteve të formimit profesional në vazhdimësi” dhe miratimin e rregullores “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional””;
  13. Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin e shoqërive të brokerimit/këshillimit, brokerit dhe këshilltarit të investimeve””;
  14. Projekt “Mbi ankimin administrativ të shoqërisë së brokerimit Devon”;
  15. Të tjera.