26 Tetor 2018

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018 u dominua në masën 85.94% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 14.06% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 91.37% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 52.86% dhe 32.63% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.34% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   


Grafik: Letra me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2018   

*

  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim




Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2018, ka pasur një rritje prej 264 milionë lekë ose 7.25% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. Ndërkohë edhe numri i transaksioneve është rritur në masën 11.89%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2018, ka pasur ulje prej 254 milionë lekë ose 12.30% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 9.10%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 10 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2017.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë


 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-shtator 2017 2018 `18/`17-1

B
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar  3,647.83 3,912.25 7.25
  Individë 3,253.93 3,156.85 (2.98)
  Persona juridike 393.90 755.40 91.77

C
Blerje para afatit të maturimit 2,067.68 1,813.33 (12.30)
   Individë 2,050.68 1,802.33 (12.11)
  Persona juridikë 17.00                 11.00 (35.29)
           





Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2018 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.