26 Tetor 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2018 kapën vlerën mbi 12,460 milionë lekë, ose 3.61% më shumë se në periudhën janar-shtator  2017. Gjatë periudhës janar-shtator 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 955,620 me një rritje prej 5.34% krahasuar me periudhën janar-shtator  2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.04% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.61% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.35%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.72% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.28% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator  2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,391 milionë lekë, ose 8.53% më pak se në periudhën janar-shtator 2017.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar-shtator  2018




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2018 arritën rreth 7,760 milionë lekë, ose 5.12% më shumë se në periudhën janar-shtator 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator 2018, pati një rritje prej 8.17% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.73% krahasuar me periudhën janar-shtator  2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-shtator 2018 pati një ulje prej 4.40% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 18.81% krahasuar me periudhën janar-shtator  2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-shtator 2018, pati një ulje 5.60% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-shtator  2017. Ndersa numri i kontratave u ulje me 2.65%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2018 arritën rreth 4,700 milionë lekë, 1.22% më shumë se në periudhën janar-shtator 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 4.22% krahasuar me periudhën janar-shtator  2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shtator  2018, patën rritje me 2.35% kundrejt periudhës janar-shtator  2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-shtator 2018 siguruan mbi 2,106 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 75.22%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 16.08% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-shtator 2018, vihet re një rritje prej 15.92% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.03% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shtator 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-shtator 2018, arritën në rreth 899 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 2.81% në krahasim me periudhën janar-shtator  2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2018, arritën rreth 823 milionë lekë, ose 4.23% më pak se në periudhën janar-shtator 2017.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator  2018 u ul me 8.53% krahasuar me periudhën janar-shtator 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,374 milionë lekë, apo 70.02% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - shtator 2017 2018 18/`17-1
   Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 220 211 (4.39)
Karton Jeshil 949 526 (44.60)
Kasko 101 113  11.87

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shtator 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.