31 Tetor 2018
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31 tetor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal”;
- Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Miratimin e shoqërive audituese të pasqyrave financiare të vitit 2018 për shoqëritë e sigurimit;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Miratimin e një ndryshimi në rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar;
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 58, datë 30.02015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar;
- Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”;
- Miratimin e rregullores “Për njohjen e krediteve të formimit profesional në vazhdimësi”;
- Miratimin e rregullores “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin e shoqërive të brokerimit/këshillimit, brokerit dhe këshilltarit të investimeve”;
- Miratimin e shtesës për Fondin e Kompensimit për vitin 2018.
Shqip
English