21 Nentor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 26.11.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e buxhetit të AMF-së për vitin 2019”;                                             
  4. Projekt “Për një ndryshim në rregulloren “Për krijimin, investimin dhe përdorimin e fondit të rezervës së AMF-së”;
  5. Projekt “Për miratimin e listës së tarifave për subjektet e mbikëqyrura për vitin 2019”;
  6. Projekt “Për miratimin e udhëzimit “Për vlerësimin e performancës në punë të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Informacion mbi analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.09.2018;
  8. Informacion mbi raportin e inspektimit tematik të dëmeve pranë shoqërisë “Ansig” sh.a. dhe “Intersig VIG” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2018”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese “Lireng Auditing” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2018”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi inspektimin e kryer në pikën e shitjes së policave të sigurimit të shoqërisë “Insig” sh.a.”;
  15. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2018;
  16. Projekt “Mbi miratimin e dokumentit “Metodologjia për llogaritjen e NAV të fondit të investimeve në ALL” të shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a.”;
  17. Projekt “Për disa ndryshime në rregulloren “Për autorizimin e individëve për shitjen e kuotave/aksioneve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike”;
  18. Të tjera.