Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2018
Gjatë nëntëmujorit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,177.03 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 449.49 milionë lekë (26.02%) krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 17.24 milionë euro[1].
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2018 ishte 24,354 anëtarë duke shënuar rritje prej 16.26% krahasuar me 31.12.2017.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’17 | 30.09.’18 | 31.12.’17-30.09’18 | |
Asetet neto të FP | 1,727.54 | 2,177.03 | 26.02 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.09.2018
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (mln. lekë) |
SIGAL | 6,880 | 1,038.98 |
RAIFFEISEN | 2,870 | 592.86 |
CREDINS PENSION | 14,604 | 545.19 |
TOTAL | 24,354 | 2,177.03 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 30.09.2018
(Në %)
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve, 30.09.2018
(Në %)
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2018 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 126.29 lekë