23 Nentor 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-tetor 2018 kapën vlerën mbi 13,747 milionë lekë, ose 5.13% më shumë se në periudhën janar-tetor  2017. Gjatë periudhës janar-tetor 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,068,456 me një rritje prej 5.02% krahasuar me periudhën janar-tetor  2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.10% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.58% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.77% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.23% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-tetor  2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,667 milionë lekë, ose 2.92% më shumë se në periudhën janar-tetor 2017.

Struktura e tregut të sigurimeve, janar-tetor  2018






Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2018 arritën rreth 8,692 milionë lekë, ose 7.00% më shumë se në periudhën janar-tetor 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2018, pati një rritje prej 9.80% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.66% krahasuar me periudhën janar-tetor  2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-tetor 2018 pati një ulje prej 1.01% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 22.21% krahasuar me periudhën janar-tetor  2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor 2018, pati një ulje 5.94% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor  2017. Ndersa numri i kontratave u ulje me 2.78%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2018 arritën rreth 5,055 milionë lekë, 2.07% më shumë se në periudhën janar-tetor 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.51% krahasuar me periudhën janar-tetor  2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor  2018, patën rritje me 3.55% kundrejt periudhës janar-tetor  2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2018 siguruan mbi 2,251 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.91%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 15.77% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2018, vihet re një rritje prej 18.33% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.67% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2018, arritën në rreth 961 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 3.42% në krahasim me periudhën janar-tetor  2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2018, arritën rreth 904 milionë lekë, ose 4.38% më pak se në periudhën janar-tetor 2017.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2018 u rrit me 2.92% krahasuar me periudhën janar-tetor 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,677 milionë lekë, apo 57.36 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar - Tetor 2017 2018 18/`17-1
  Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 218 212 (2.52)
Karton Jeshil 916 518 (43.49)
Kasko 100 108 8.51

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-tetor 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit