17 Dhjetor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 20.12.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.09.2018;
  4. Informacion në lidhje me provigjonet teknike dhe matematike për tregun e sigurimeve për periudhën 30.09.2018;
  5. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  6. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 114, datë 11.09.2008 “Për konfidencialitetin në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar”;
  7. Informacion mbi inspektimin në vend, kryer në periudhën 22.10.2018 - 9.11.2018 pranë Depozitarit të aseteve të fondeve të pensionit vullnetar “FiBank” sh.a.;
  8. Të tjera.