20 Dhjetor 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 20 dhjetor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit;
  2. Licencimin e shoqërisë “ABI Broker Sigurimesh” sh.a., për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, për klasat e Jetës dhe të Jo-Jetës; 
  3. Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr. 114, datë 11.09.2008 “Për konfidencialitetin në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar;
  4. Miratimin e një ndryshimi në vendimin e Bordit nr. 205, datë 05.10.2018 “Për marrjen e masës administrative ndaj shoqërisë së brokerimit “Devon” sh.a.”.