31 Dhjetor 2018
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2019;
- Miratimin e udhëzimit “Për mbikëqyrjen e grupit të sigurimit”;
- Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 21, datë 06.02.2018 “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimeve”;
- Licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.