24 Janar 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 31.01.2019, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi riemërimin e administratorit të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  4. Projekt “Mbi riemërimin e administratorit të shoqërisë “Eurosig” sh.a.;
  5. Projekt “Mbi rinovimin e licencës së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi shkeljet e dispozitave ligjore nga agjenti i shoqërisë “Ansig” sh.a.;
  8. Informacion mbi inspektimin tematik të dëmeve në shoqërinë e sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  9. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë aksionare “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së regjistrarit të titujve”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi kriteret për përzgjedhjen e Audituesit Ligjor dhe procedura e miratimit”;
  13. Informacion mbi planin e punës për vitin 2019, bazuar mbi Strategjinë 5-vjeçare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2018-2022;
  14. Informacion mbi veprimtarinë e Auditimit të Brendshëm;
  15. Të tjera.