31 Janar 2019

Programi vjetor i aktiviteteve të formimit profesional për vitin 2019

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon trajnime për “Kualifikim profesional bazë” për të gjithë individët, të cilët dëshirojnë të licencohen për herë të parë në një nga profesionet e tregjeve nën mbikëqyrje, si dhe trajnime për “Kualifikim profesional në vazhdimësi” për drejtuesit dhe profesionistët që operojnë në këto tregje, duke kontribuar kështu në rritjen e kapaciteteve profesionale të tyre dhe përditësimin e njohurive mbi tregjet nën mbikëqyrje bazuar edhe në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2019 Autoriteti do të organizojë aktivitetet e formimit profesional si më poshtë:


Mars                     
“Kualifikim profesional bazë” për broker në sigurime  


Prill                            
“Kualifikimi profesional në vazhdimësi” për vlerësues dëmesh në sigurime


Maj / Qershor
“Kualifikim profesional bazë” për vlerësues dëmesh në sigurime


Qershor                     
 
“Kualifikim profesional bazë” për profesionistët në tregun e titujve

 
Qershor/Korrik                    
“Kualifikimi profesional në vazhdimësi” për aktuar.


Shtator
“Kualifikimi profesional në vazhdimësi” për broker në sigurime.


Tetor/Nëntor                         
“Kualifikimi profesional në vazhdimësi” për profesionistët në tregun e titujve

    
Ky program mund të jetë objekt rishikimi gjatë vitit.


Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]